Sport

Belgjika surprizë: mes kandidatëve për pankinën është edhe Andrea Pirlo…

Ish-trajneri i Juventusit do të vlerësohet nga federata belge

10 Janar 2023, 14:39 Nga DOSJA

Belgjika surprizë: mes kandidatëve për pankinën

BELGJIKE - Pas dështimit në Kupën e Botës, Belgjika mund të mbështetet te Andrea Pirlo për të rifilluar. Emri i trajnerit italian, në fakt, do të ishte në listën e ngushtë të federatës belge për të zëvendësuar Roberto Martinezin, që pas dorëheqjes ra dakord me Portugalinë. Ish-trajneri i Juves tani është në krye të skuadrës Fatih Karagumruk, në vendin e dhjetë në Super Ligën Turke.

Sipas raporteve nga ‘Het Laatste Nieuws’, Andrea Pirlo do të ishte në garë me ish-yllin e Arsenalit, Thierry Henry, ndihmës trajneri i Martinez në Belgjikë, të cilin disa senatorë të ekipit kombëtar si Toby Alderweireld dhe Romelu Lukaku, e kanë përcaktuar si "zgjidhje përfundimtare".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll