Sport

Mourinho do të jetë trajneri i ri i Brazilit, ish-lojtari i tij si zëvendës, zbulon lajmin...

Në një bisedë të gjatë me podcastin Mundo GV, Carlos Alberto sugjeroi 'The Special one' si një zëvendësim ideal për Tite, përpara se t'u jepte një lajm të madh dëgjuesve.

10 Janar 2023, 14:04 Nga DOSJA

Mourinho do të jetë trajneri i ri i Brazilit, ish-lojtari i tij si

BRAZIL - Jose Mourinho do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit dhe tashmë ka kërkuar që një ish-lojtar, të jetë asistent i tij. Kjo është, sipas ish-mbrojtësit të njohur brazilian Carlos Alberto, i cili thotë se trajneri aktual i AS Roma, i ka kërkuar atij t'i bashkohet stafit të ‘Selecaos’.

Në një bisedë të gjatë me podcastin Mundo GV, Carlos Alberto sugjeroi 'The Special one' si një zëvendësim ideal për Tite përpara se t'u jepte një lajm të madh dëgjuesve. Ai tha: "Do të hidhja një bombë këtu, por nuk mundem. Do të flas atëherë. Ndoshta (Mourinho) është trajneri i ekipit brazilian. Të flas i sigurtë nga burime të afërta, ky është informacioni më i fundit."

Carlos Alberto, i cili luajti nën drejtimin e Mourinhon në vitin 2004, kur FC Porto fitoi Champions League. Më pas ai shtoi: "Nuk ka rëndësi se nga vjen informacioni, unë po ju jap informacionin... sepse ai madje më ftoi (të jem nr.2 i tij)."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll