Sport

Ronaldo vs Messi në një miqësore? Trajneri Rudi Garcia i Al Nassr, i pakënaqur: “Tri ditë më vonë kemi kampionatin”…

Rudi Garcia, si trajner i Al Nassr, nuk është i lumtur për një ndeshje të tillë

10 Janar 2023, 13:31 Nga DOSJA

Ronaldo vs Messi në një miqësore? Trajneri Rudi Garcia i Al

ARABIA SAUDITE - 19 janari mund të jetë një ditë historike për Arabinë Saudite dhe për Cristiano Ronaldon, i cili mund të fillojë aventurën e tij të re, duke dalë në fushë në Riad në ndeshjen ndërmjet ‘Saudi All Stars’ (seleksion i përbërë nga lojtarë të Al-Hilal dhe Al Nassr) dhe Paris Saint-Germain i Lionel Messit. 

Ndeshja e fundit e mrekullueshme mes dy ‘sundimtarëve’ të futbollit botëror të 15 viteve të fundit, e cila megjithatë e lë Rudi Garcia të hutuar: "Si trajner i Al Nassr, nuk mund të jem i lumtur. Për zhvillimin e futbollit saudit është një gjë e mirë, por ne kemi një ndeshje kampionati tre ditë më vonë. Për sa i përket orarit, ata mund ta kishin menduar më mirë. Por nuk është serioze."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll