Sport

Macron 'projekton' Platininë për kryen e FFF-së, vazhdimi i Le Graet në dyshim...

Asambleja e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) është në prag. Pasi ka fituar pafajsinë nga një gjykatë zvicerane në Bellizona të Zvicrës, zgjedhja e Planitinisë në krye të futbollit francez do të sillte ndryshime edhe në skenën e futbollit europian

10 Janar 2023, 07:20 Nga DOSJA

Macron 'projekton' Platininë për kryen e FFF-së,

FRANCE - Emmanuel Macron, presidenti i Republikës Franceze, po reflekton për të vazhdimësinë e Noel Le Graet, si presidentit të FFF. Vazhdimësia dhe e ardhmja e tij në këtë funksion është vënë në dyshime serioze…

Siç raportohet nga After Foot RMC, pas kaosit të nxitur nga fjalët e numrit një të Federatës së Futbollit për Zinedin Zidane, raportonhet se presidenti Macron do t'i kishte dërguar një mesazh Michel Platinit, për të ditur disponueshmërinë e tij për të kryer rolin e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit në një të ardhme të afërt.

Nëse do të realizohej një skenar i tillë, në zgjedhjet e afërta të Federatës Franceze të Futbollit, atëherë kuptohet që do të reabilitohej figura e legjendës së Michel Platinisë, i cili sërish do të ngjitej në skenën e lartë të futbollit europian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll