Sport

Lushkja largohet nga Moldavia. Tirana pranë akordin me fantazistin kavajas...

Nëse mesfushori kavajas vishet bardheblu, do të gjejë ish-shokët e tij Deliu, Kallaku apo Xhixha, me të cilët ka luajtur në radhët e skuadrës kurbinase të Laçit.

10 Janar 2023, 10:26 Nga DOSJA

Lushkja largohet nga Moldavia. Tirana pranë akordin me fantazistin

TIRANE - Regi Lushkja, ish-fantazisti kavajas i skuadrës kurbinase të Laçit, e ka mbyllur aventurën e tij me Sheriff Tiraspolit, ku fitoi edhe një titull kampioni të Moldavisë, dhe prej disa ditësh është kthyer në Shqipëri.

Raportohet, se bardheblutë e Tiranës, kampionë në fuqi, do të jenë edhe ‘strehëza’ e re e mesfushorit kavajas. Madje, përflitet se në orët në vijim do të zyrtarizohet edhe kontrata me Regi Lushkjen, i cili mund të jetë edhe goditja e parë e kryeqytetasve në merkaton e janarit.

Gjithsesi, deri sa të firmohet kontrata, gjithçka është e hapur, pasi edhe Partizani është i interesuar për shërbimet e mesfushorit fantazist Regi Lushkja, që nëse vishet bardheblu do të gjejë disa nga ish-shokët e tij Deliu, Kallaku apo Xhixha, me të cilët ka luajtur në radhët e kurbinasve të Laçit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll