Sport

PSG, një turne dyditor në Katar dhe Arabinë Saudite, për të mbushur ‘kasafortën’…

PSG do të largohet javën e ardhshme për dy ditë në Gjirin Persik. Ai do të takohet me sponsorët e tij vendas, përpara se të luajë një ndeshje miqësore.

10 Janar 2023, 11:06 Nga DOSJA

PSG, një turne dyditor në Katar dhe Arabinë Saudite, për

FRANCE - Javën e ardhshme, PSG do të udhëtojë në Gjirin Persik për një turne ekspres në Katar dhe Arabinë Saudite. Delegacioni do të largohet nga Parisi në mbrëmjen e 17 janarit për të kaluar pak më shumë se 24 orë në vendin e pronarit të tij. 

Kjo do të jetë një mundësi për parizienët që të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me sponsorët e tyre vendas (Qatar Airways, ALL, Qatar Tourism, QNB, Ooredoo dhe Aspetar) dhe të stërviten në stadiumin Khalifa.

Në datën 19, ata do të jenë me Riad të Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje miqësore në mbrëmje kundër një seleksioni vendase, të përbërë nga lojtarët më të mirë të klubeve të Al-Hilal dhe Al-Nassr të Cristiano Ronaldos. 

Në fund të këtij takimi, Messi dhe shokët e tij do të kthehen në Paris, ku do të mbërrijnë në orët e para të mëngjesit të datës 20. Klubi ka kërkuar të luajë ndeshjen e tij të 1/16-të të Kupës së Francës kundër një kundërshtari ende të pacaktuar, të hënën më 23.

Ky qëndrim i shkurtër do të mbingarkojë programin e lojtarëve dhe stafin. Por, i programuar më shumë se një vit më parë, ai ishte kontraktual dhe do të sjellë disa milionë euro për klubin. Një fitim i papritur financiar që do t'i shërbejë edhe për “Fair play” financiar që UEFA është duke e parë nga afër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll