Sport

Novak Djokoviç paranojak, përzuri të vëllanë nga ndeshja finale. Shikoni videon…

“Shpërthim” i tenisit serb pas humbjes së setit të parë në finalen e turneut në Adelaide

9 Janar 2023, 19:29 Nga DOSJA

Novak Djokoviç paranojak, përzuri të vëllanë nga

AUSTRALI - Fitorja e Novak Djokovicit në finalen e turneut të Adelaide ishte episodike, pasi tenisti serb gjatë ndeshjes i kërkoi vëllait të tij të largohej nga fusha.

Në videon pas përfundimit të setit të parë kundër numrit 33 të botës, Sebastian Korda, shihet Djokoviç i zemëruar, duke i kërkuar dikujt nga skuadra e tij që të largohet nga fusha.
Sipas gazetarëve që ndoqën ndeshjen, pas kërkesës së Djokovicit, vëllai i tij, Marko dhe një person tjetër, u larguan nga ekipi i tenistit serb.

Pas fitores me sete 2-1 (6-7 (8-10) 7-6 (7-3) 6-4), Djokoviç donte të korrigjonte veten: “Dua të falënderoj ekipin tim për tolerimin e sjelljeve të mia, të mira dhe të këqija. Sot jam i sigurt se nuk e kanë kaluar mirë me reagimet e mia, por i falënderoj që janë këtu. Këtu ishte edhe vëllai im Marko, nuk e pashë sa duhet, gjithsesi e falënderoj që ishte këtu, të dua”,- ka shtuar tenisti serb.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll