Sport

Sanksione të Ukrainës! I hiqet licenca trajnerit Tymoshchuk dhe i ngrijnë asetet…

Ish-mesfushori është përfshirë edhe në listën e 56 sportistëve të sanksionuar nga Kievi: për dhjetë vitet e ardhshme, ata do t’i kenë asetet financiare të ngrira në Ukrainë

10 Janar 2023, 07:06 Nga DOSJA
Sanksione të Ukrainës! I hiqet licenca trajnerit Tymoshchuk dhe i

UKRAINE - Qeveria ukrainase, me fjalët e presidentit Volodimir Zelensky, ka njoftuar sanksione të rënda që do të godasin edhe ish-futbollistit të njohur ukrainas, Anatoliy Tymoschuk, i cili ka veshur fanelën e kombëtares në 144 ndeshje. 

Ish-lojtarit të Bayern Munich dhe Shakhtar, tani ndihmës trajner në Zenit në Rusi, do t'i hiqet licenca e trajnerit, pasi nuk ka mbështetur kauzën ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, në fakt, Tymoschuk ka preferuar të mos mbajë anën. 

Ish-mesfushori është përfshirë edhe në listën e 56 sportistëve të sanksionuar nga Kievi: për dhjetë vitet e ardhshme ata do t’i kenë asete të ngrira në Ukrainë dhe nuk do të mund të kryejnë transaksione financiare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll