Sport

Modelja Rose Bertram përgënjeshtron: "Mbappé? Asgjë nuk është e vërtetë"...

“Në një botë ku vizitat, klikimet dhe 'pëlqimet' janë e vetmja gjë që ka rëndësi, ndonjëherë harrojmë se të gjithë jemi njerëz dhe se ngacmimi në internet mund të shkatërrojë jetë,”- shprehet modelja.

10 Janar 2023, 07:09 Nga DOSJA

Modelja Rose Bertram përgënjeshtron: "Mbappé? Asgjë

FRANCE - Rose Bertram, ish e dashura e Gregory Van der Wiel, ka mohuar me një postim të ashpër në Instagram, se është në një lidhje me Kylian Mbappé. Normalisht që nuk u përgjigjem thashethemeve, por ka një kufi që nuk duhet kaluar kurrë.

“Gjatë javëve të fundit, gënjeshtrat për mua kanë shkaktuar dëme të mëdha në familjen time, mua dhe të gjithë rreth meje, - ka shkruar ajo modelja në profilin e saj në Instagram.

2023 filloi për mua me urrejtje dhe bullizëm kibernetik. Asgjë që është thënë, apo shkruar nuk është e vërtetë, në asnjë mënyrë. E vërteta nuk mund të vijë nga një i huaj që nuk di asgjë për jetën time dhe fshihet pas një ekrani.

Gjëja më e keqe është se në ditët e sotme njerëzit besojnë çdo gjë, pa pasur nevojë për prova. Në një botë ku vizitat, klikimet dhe 'pëlqimet' janë e vetmja gjë që ka rëndësi, ndonjëherë harrojmë se të gjithë jemi njerëz dhe se ngacmimi në internet mund të shkatërrojë jetë. 

Kjo është arsyeja pse unë jam e detyruar të flas, sepse nëse secili thotë atë që dëshiron, ne do të fillojmë të mendojmë se është normale. Fatkeqësisht ka edhe sot shumë njerëz që pësojnë sulme të pajustifikuara dhe kjo më trishton shumë”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll