Sport

Pronari i Chelsea, Todd Boehly, tërhiqet nga posti i drejtorit të përkohshëm sportiv

‘The Telegraph’ raporton se Boehly tani ka vendosur të tërhiqet dhe t'ia dorëzojë strategjinë e transferimit të Chelseas, Christopher Vivell dhe Paul Winstanley, të emëruar së fundmi.

10 Janar 2023, 07:01 Nga DOSJA
Pronari i Chelsea, Todd Boehly, tërhiqet nga posti i drejtorit të

ANGLI - Boehly i dha vetes një rol të përkohshëm në qershor 2022. Por tani ai ka hequr dorë nga titulli i drejtorit sportiv, funksion të cilin do t’ia dorëzojë Vivell, Winstanley

Boehly u emërua në këtë pozicion, pasi figurat kryesore Marina Ganovskaia dhe Petr Cech u larguan nga klubi menjëherë pas mbërritjes së tij. 

Përfshirë blerjet e fundit të janarit, amerikani ka mbikëqyrur shpenzimin e pothuajse 350 milion £ (426.5 milion dollarë) për lojtarët, por ‘The Telegraph’ raporton se Boehly tani ka vendosur të tërhiqet dhe t'ia dorëzojë strategjinë e transferimit të Chelseas, Christopher Vivell dhe Paul Winstanley, të emëruar së fundmi.

Boehly punësoi Vivell, më parë nga RB Leipzig, si drejtor teknik të ri të klubit në dhjetor, duke plotësuar pozicionin e liruar nga Cech në verë. Winstanley u shpall si drejtor i klubit për talentet dhe transferimet globale në nëntor dhe mendohet se dyshja do të udhëheqin biznesin e ‘Bluve’ në pjesën tjetër të dritares së këtij janari dhe më gjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll