Sport

Chelsea gjen ‘shpëtimtarin’, arrin marrëveshje me portugezin João Félix…

Sulmuesi i Atletico Madrid shfaqet si një opsion për të provuar të shpëtojë sezonin e skuadrës angleze

9 Janar 2023, 18:57 Nga DOSJA

Chelsea gjen ‘shpëtimtarin’, arrin marrëveshje me

ANGLI - Sulmuesi portugez João Félix i Atlético Madridit është në negociata të avancuara me Chelsean, sipas shtypit evropian. Sipas gazetarit të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja është shumë afër, me një vlerë prej më shumë se 10 milionë euro, por pa klauzolë blerjeje pas periudhës së huazimit. 

Faqja e internetit “The Athletic” pretendon se tashmë ka një marrëveshje verbale mes lojtarit dhe Chelseas, por mes klubeve ende mungon mirëkuptimi për vlerën e transferimit. Me disa lojtarë të dëmtuar në skuadër, sidomos në sulm, Chelsea po kalon një sezon të keq. 

E rednitur e dhjeta në Premier Ligën angleze, skuadra londineze u eliminua në mënyrë poshtëruese në fazën e tretë të FA Cup, e mposhtur këtë të dielë me rezultatin 4-0 nga një Manchester City që kurseu gjysmën e formacionit titullar.

Një tjetër krizë në sulmin e Chelseas vjen edhe nga mungesa e gabonezit Pierre Aubameyang, si dhe sulmuesve të tjerë të dëmtuar si Sterling dhe Pulisic. João Félix, nga ana e tij, synon të largohet nga Atlético, pasi nuk ka pasur shumë hapësirë ​​me trajnerin Diego Simeone.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll