Sport

Skandali arbitrit italian, jep një gol fantazëm dhe i dhuron fitoren vendasve të habitur!

Edhe pse të gjithë në stadium panë që topi kaloi përtej shtyllës, arbitri nga Leçe e pranoi golin për habinë e lojtarëve dhe tifozëve të vendasve.

9 Janar 2023, 18:50 Nga DOSJA
Skandali arbitrit italian, jep një gol fantazëm dhe i dhuron fitoren

ITALI - Një skenë e pabesueshme është parë në ndeshjen mes skuadrave të ligës së ulët italiane Noicataro dhe Castellano .

Në minutën e 18-të të ndeshjes, lojtari i skuadrës mysafire Sabatelli , gjuajti me kokë, topi doli jashtë portës, por teksa lojtari i Castellana u pendua për rastin e humbur, arbitri tregoi në qendër.

Edhe pse të gjithë në stadium panë që topi kaloi përtej shtyllës, arbitri nga Leçe e pranoi golin për habinë e lojtarëve dhe tifozëve të vendasve.

Futbollistët e Noikatarit kanë protestuar, por më kot arbitri nuk ka dashur të ndryshojë vendimin.

Interesant është fakti se Castellana falë golit fantazmë ka shënuar një triumf në këtë ndeshje (1:0) dhe kështu ka rritur edhe më tej avantazhin në tabelë.

Skuadra vendase ka bërë denoncim menjëherë pas ndeshjes, në mënyrë që ndeshja të përsëritet dhe është në pritje të vendimit të shoqatës vendase.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll