Sport

Episodi horror është harruar! Eric Bailly viziton në spital ‘viktimën’ Moussa Ediage…

Ngjarja e frikshme e ndodhur të shtunën në ndeshjen për Kupën e Francës, për fat nuk ka patur pasoja për shëndetin futbollistit e skuadrës së Hyeres të aksidentuar.

9 Janar 2023, 18:43 Nga DOSJA

Episodi horror është harruar! Eric Bailly viziton në spital

FRANCE - Episodi i tmerrshëm që ndodhi kur kishin kaluar vetëm minutën e 15-të të ndeshjes për Kupën e Francës mes Marsejës dhe Hyères, tani është harruar.

Mbrojtësi i Marseille, Eric Bailly, që goditi fort me shkelm në gjoks Moussa Ediage, sot ka qenë në spital për të vizituar viktimën e tij. Kuptohet edhe për të kërkuar ndjesë për ndërhyrjen e tij të gabuar, që për fat nuk ka qenë me pasoja për Moussa Ediagen, futbollistin e skuadrës modeste të Hyeresit.

Po ju rikujtojmë episodin e frikshëm, pas të cilit loja u ndërpre dhe lojtari i dëmtuar u dërgua në spital me ambulancë! Këto tani i përkasin të shkuarës…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll