Aktualitet

Gazetari: Rozeta Dobi i vodhi eurot për 30 minuta në shtëpinë e ish-zyrtares Klosi

Ndërsa djali i saj, Havier Dobi, gjatë këtij momenti, priste poshtë pallatit në makinë.

9 Janar 2023, 22:51 Nga F.M
Gazetari: Rozeta Dobi i vodhi eurot për 30 minuta në
Blendi Fevziu dhe Merin Maçi

TIRANË- Gazetari i Tv Klan Merin Maçi është shprehur se grabitja e shtëpisë së ish-zyrtares Alda Klosi ka ndodhur më 15 Dhjetor, që korrenspondon me ditën e mërkurë, ndërsa pastruesja Rozeta Dobi shkonte për punë në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi çdo ditë të hënë. Në një lidhje në "Opinion", Maçi tha se bazuar në pamjet filmike të rrugës, hetuesit kanë dalë në përfundimin se Rozeta Dobi e kreu vjedhjen e mijëra Eurove brenda 30 minutave. Ndërsa djali i saj, Havier Dobi, gjatë këtij momenti, priste poshtë pallatit në makinë.

“Më 15 Dhjetor është zanafilla e gjithë këtij operacioni që ju desh policisë për 3 javë për të fajësuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë nënë e bir. Ka qenë vajza e mitur e ish-zyrtares dhe ish-shefes së kabinetit të z.Arben Ahmetaj e cila ka konstatuar që dera e banesës së saj në “rrugën e Kosovarëve”… Nga momenti që është bërë denoncimi, fillimisht ka qenë një telefonatë në sallë operative, nga ana e policisë janë marrë dëshmitë e vajzës por dhe të zonjës së shtëpisë, znj. Alda Klosi. Që në momentet e para ajo ka hedhur një hije dyshimi tek Rozeta Dobi për shkak se ishte i vetmi person që posedonte një kopje të çelësit të apartamentit të marrë me qira prej rreth 2 muajsh. Edhe në dëshminë e parë të marrë nga ana e zonjës Dobi e cila ka mohuar kategorikisht përfshirjen momentet e para në këtë vjedhje, ajo ka rrëfyer se pastrimin tek zonja Alda Klosi e bënte çdo ditë të hënë. Ndërkohë që vjedhja është kryer më 15 Dhjetor, që përkon me ditën e mërkurë. Kjo ka shtuar dyshimet pse ajo është paraqitur në apartamentin e marrë me qira. Kanë qenë kamera filmike në “rrugën e Kosovarëve”. Në të gjithë momentin që është kryer vjedhja në banesë, të paktën e vlerës 120 mijë Euro për të cilën policia sot i posedon dhe i emërton si para të cilat janë denoncuar dhe nga zonja Alda Klosi, është një vjedhje e kryer përnjëherësh. Dhe i është dashur zonjës Dobi rreth 30 minuta për të kryer këtë vjedhje. Në vjedhje nuk ka marrë pjesë Havier Dobi, djali i saj, por ai ka qëndruar në pjesën e jashtme të pallatit duke pritur në një prej automjeteve që posedonte, nënën e tij. Kjo ka evidentuar dhe rolin që ai ka patur në këtë vjedhje prandaj është cilësuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e kryer”, u shpreh gazetari Maçi.

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

blendi fevziu merin maci rozeta dobi alda klosi vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll