Aktualitet

Gazetari hedh dyshime: Pastruesja mund të jetë përdorur nga njerëz të tjerë, burri mbante orë të shtrenjtë në dorë

Ferhati tha se kjo gjë shihet nga jeta e mirë që bënin dhe familjarët e saj.

9 Janar 2023, 22:41 Nga F.M
Gazetari hedh dyshime: Pastruesja mund të jetë përdorur nga
Eni Ferhati

TIRANË- Gazetari Eni Ferhati thotë se pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, që vodhën shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, mund të jenë përdorur nga persona të tjerë. I ftuar në "Open", Ferhati tha se kjo gjë shihet nga jeta e mirë që bënin dhe familjarët e saj. Këtu, ai përmendi dhe faktin që Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses, mbante një orë të shtrenjtë në dorë. 

"Ata mund të jenë përdorur edhe nga persona të tjerë pasi bashkëshorti i Dobit ka thënë që familjarë të saj kanë përfituar materiale nga veprimtaria e saj kriminale, vetë zoti Dobi kishte një orë që na bëri përshtypje në lidhje dhe me jetesën që bën. Asaj iu gjetën disa çanta Valentino, një orë Maserati, cilitdo zyrtar nuk mund t’i zbulohen sende të tilla. Paratë nuk ka logjikë të kenë ardhur me një transfertë dhe të mbahen në shtëpi”, tha ai.

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

eni ferhati rozeta dobi havier dobi spartak dobi vjedhje ne tirane alda klosi

Sondazh

Poll