Aktualitet

Për çfarë akuzohet Rozeta Dobi, gazetari zbardh debatin mes avokatit e Prokurorisë në sallën e gjyqit

Avokati ka kërkuar të sqarohet nëse Dobi akuzohet për vjedhjen e 120 mijë eurove nga shtëpia e ish-zyrtares Alda Klosi apo edhe të 400 mijë eurove që u gjetën në tubin e aspiratorit. 

9 Janar 2023, 21:32 Nga F.M
Për çfarë akuzohet Rozeta Dobi, gazetari zbardh debatin mes
Emisioni Open

TIRANË- Gazetari Armand Bajrami është shprehur se mes avokatit të pastruese Rozeta Dobi e djalit të saj, Havier dhe Prokurorisë, në sallën e gjyqit, gjatë seancës që u zhvillua sot. I ftuar në "Open", Bajrami tha se avokati ka kërkuar të sqarohet nëse Dobi akuzohet për vjedhjen e 120 mijë eurove nga shtëpia e ish-zyrtares Alda Klosi apo edhe të 400 mijë eurove që u gjetën në tubin e aspiratorit. 

"Nga ana e avokatit i është kërkuar prokurorisë të saktësohet objekti i akuzës nëse Rozeta Dobi dhe djali i saj po përballeshin për vjedhjen e 120 mijë eurove apo për gjithë totalin e shumës. Deri në këto momente me pronar janë vetëm 120 mijë euro që janë denoncuar. Për 400 mijë eurot nuk ka paraqitur pretendimet as Alda Klosi as ndonjë tjetër. Prokurori ka thënë që do t’i lihet hetimit. Interesante është pjesa e bizhuve dhe sendeve të tjera personale. Një pjesë e tyre janë me shënime çka e bën më të lehtë identifikimin e pronarëve të tyre,"- tha Bajrami. 

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

armand bajrami rozeta dobi havier dobi alda klosi

Sondazh

Poll