Aktualitet

Bizhuterive që vodhi Dobi u dalin pronarët, Lala: Ka pesë denoncime nga njerëz që pretendojnë se janë të tyret

Ata kanë pretenduar se bizhuteritë janë të tyre, por që ua ka vjedhur Rozeta Dobi.

9 Janar 2023, 21:29 Nga F.M
Bizhuterive që vodhi Dobi u dalin pronarët, Lala: Ka pesë
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se pas zbulimit të vjedhjes së banesës së zyrtares Alda Klosi, nga ku dolën dhe bizhuteritë e shumta të floririt, në institucione, janë bërë denoncime. E ftuar në “Open”, Lala shprehet se kanë qenë pesë persona që kanë pretenduar se bizhuteritë janë të tyre, por që ua ka vjedhur Rozeta Dobi.

“Në fakt ka një valë denoncimesh. Kanë qenë pesë persona që kanë bërë denoncime. Jo për 400 mijë eurot e tjera të gjetura në tubin e aspiratorit dhe as për 120 mijë eurot e vjedhura në shtëpinë e Klosit. Bëhet fjalë për bizhuteritë. Pesë persona pretnedojnë se janë të tyret,”- tha Lala.

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

klodiana lala alda klosi rozeta dobi vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll