Aktualitet

"Do vras politikanët"/ Antonio Leka është djali i një oficereje ushtrie, e ëma u fut në makinën e Policisë: Armët janë të miat

Në momentin e ndalimit është munduar të mbrojë të birin duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë.

9 Janar 2023, 22:11 Nga F.M
"Do vras politikanët"/ Antonio Leka është djali i
Antonio Leka

LEZHË- Antonio Leka, 36-vjeçari që është vënë në pranga këtë mbrëmje në Lezhë rezulton të jetë djali i një oficerje ushtrie, Davë Leka. Në momentin që Policia e Shtetit ka shkuar ta arrestojë 36-vjeçarin, në mjetin e uniformave blu, është futur dhe nëna e tij.

Në momentin e ndalimit është munduar të mbrojë të birin duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë. Denoncimin për kapjen e tij e bëri vetë i vëllai, kur e pa Antonion të dilte nga banesa në i armatosur ‘gjer në dhëmbë’.

Kur është pyetur se çfarë 'misioni' do të kryente, i veshur në atë mënyrë, Leka është shprehur se qëllimi i tij, ishte të ekzekutonte politikanët. Antonio Leka rezulton i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Atij iu gjet një minicion i tërë luftarak dhe blindshpues. Nuk dihet se ksuh ishte vërtetë shënjestra e tij. 

antonio leka policia e lezhes arrestohet antonio leka

Sondazh

Poll