Aktualitet

Artan Hoxha: Janë vjedhur dhe banesat e 3 ministrave, nuk kanë bërë denoncim

Sipas gazetarit, tre personat që kanë rënë pre e vjedhjeve kanë qenë ministra, por nuk kanë bërë asnjë lloj denoncimi.

9 Janar 2023, 22:39 Nga F.M
Artan Hoxha: Janë vjedhur dhe banesat e 3 ministrave, nuk kanë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shorehur se në vendin tonë janë vjedhur dhe banesat e tre ministrave. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se në banesat e ministrave janë marrë shuma më të mëdha parash, se sa në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi nga pastruesja Rozeta Dobi. Sipas gazetarit, tre personat që kanë rënë pre e vjedhjeve kanë qenë ministra, por nuk kanë bërë asnjë lloj denoncimi.

“Grabitje të tilla kanë ndodhur në vlera më të mëdha. Në vitin 2016 kanë qenë të paktën 8 cope. Tre nga ata ishin ministra të asaj kohe. Por asnjëri nga ata nuk pranoi që ishin grabitje. Ky rast e detyroi kryeministrin sot, që tha, u hap llumi”, u shpreh Hoxha.

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

artan hoxha rozeta dobi alda klosi havier dobi

Sondazh

Poll