Aktualitet

Avokati i Rozeta Dobit: Është normale që babai të vërë djalin para gruas, Spartaku s'duhej të intervistohej fare

Gjermeni tha se fakti që ai shfaq ndjenja familjare më afër të birit se sa bashkëshortes është zgjedhje personale, por për moshën dhe gjendjen psikologjike ai nuk duhej lejuar që të intervistohej.

9 Janar 2023, 22:09 Nga F.M
Avokati i Rozeta Dobit: Është normale që babai të
Artan Gjermani

TIRANË- Avokati i Rozeta Dobit dhe i djalit të saj, Havier Dobi, të cilët ndodhen pas hekurave për vjedhjen e banesës së ish-zyzrtares Alda Klosi, është shprehur se bshkëshorti i të pandehurës, Spartak Dobi, nuk duhej marrë në intervistë. Në një prononcim për Euronews, Gjermeni tha se fakti që ai shfaq ndjenja familjare më afër të birit se sa bashkëshortes është zgjedhje personale, por për moshën dhe gjendjen psikologjike ai nuk duhej lejuar që të intervistohej.

"Qëndrimi i Spartak Dobit, bashkëshortit të Rozeta Dobit është normal. Klientja nuk është në dijeni të këtyre qëndrimeve. Fakti që ai shfaq ndjenja familjare më afër të birit se sa bashkëshortes është zgjedhje personale, por për moshën dhe gjendjen psikologjike ai nuk duhej lejuar që të intervistohej. Deri më tani nuk ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në këtë vjedhje, përveç nënë e bir. Nuk ka akuzë për grabitjen por për vjedhje. Deri në këtë fazë dyshimin më i arsyeshëm i konstatuar  nga gjykata është për bashkëpunimin e nënë e bir për vjedhjen e kësaj pasurie. Dyshimi i arsyeshëm është për vjedhje në  një rast, për banesën e zyrtares Alda Klosi”,"- tha avokati.

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

artan gjermeni rozeta dobi havier dobi vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll