Aktualitet

Të kujt janë 400 mijë eurot? Avokati i Dobit: Nëse dalin send pa zot, i kalojnë shtetit, s'ka denoncim

Flet pas seancës ku u la në burg Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier.

9 Janar 2023, 21:06 Nga F.M
Të kujt janë 400 mijë eurot? Avokati i Dobit: Nëse dalin
Artan Gjermeni

TIRANË- Artan Gjermeni, avokati i Rozeta dhe Havier Dobi tha se për 404 mijë eurot e gjetura në banesën e klientëve të tij nuk ka ende asnjë 'pronar'. Në një prononcim për Euroneës, Gjermeni tha se hetimi do të tregojë se sa para i janë vjedhur zyrtares Alda Klosi. Ai shtoi se nëse shumë e parave, përveç 120 mijë eurove që Klosi prentedon se i janë vjedhur asaj, nuk u del pronari, do i kalojnë shtetit.

“Sot kam kërkuar nga organi i akuzës objektin e gjykimi, është për 120 mijë euro apo për shumën totale? Sot organi i akuzës ishte konfuz. Objekti i sotëm duhet të ishte vetëm mbi kallëzim e viktimës Alda Klosi, për diferencë do jetë hetimi i mëvonshëm që do të përcaktojë. Klosi ka pretenduar për shumën 120 mijë euro. Hetimi do të provojë që pretendimi i Klosit është i saktë, pra 404 mijë euro dhe bizhuteri që nuk e dimë ende çfarë vlere kanë do të konstatohet se kujt i përket kjo shumë. Mund të ketë persona që pretendojnë se është e tyre, mund të mos dalë asnjë denoncues; nëse del send pa zot, do t’i kalojnë shtetit”, shpjegoi avokati.

Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

artan gjermeni rozeta dobi vjedhje ne tir

Sondazh

Poll