Sport

Presidenti Noël Le Graët kërkon falje, pas komenteve të tij për Zinedine Zidane…

I tallur për komentet e tij kundër Zinédine Zidane, presidenti i FFF, Noël Le Graët, kërkoi falje në një deklaratë të bërë të hënën në mëngjes.

9 Janar 2023, 15:30 Nga DOSJA

Presidenti Noël Le Graët kërkon falje, pas komenteve të tij

FRANCE - Mbrëmjen e së dielës, Noël Le Graët, u dallua edhe një herë duke iu përgjigjur një pyetjeje për Zinédine Zidane: “Do të habitesha nëse ai do të shkonte atje (në Brazil). Por ai bën çfarë të dojë, kjo nuk është puna ime… A do të më dhembte zemra që ai të shkonte atje? Unë, nuk kam çfarë të them. Ai mund të shkojë ku të dojë! 

Ai mund të shkojë ku të dojë, në një klub të madh, në një kombëtare, nuk e besoj se më përket mua. Nëse Zidane do të përpiqej të më afrohej? Sigurisht që jo, nuk do t’ia kasha hapur as telefonin”. Një rrëshqitje për të cilën ai kërkoi falje të hënën.

"Këto komente të sikletshme krijuan një keqkuptim,"- tha ai. - Dëshiroj të kërkoj falje personale për këto komente, të cilat absolutisht nuk pasqyrojnë mendimet e mia, as konsideratën time për lojtarin që ishte dhe trajnerin që është bërë”.

Gjatë orëve të fundit, fjalët e presidentit të FFF-së kishin ngjallur reagime të shumta, veçanërisht nga Kylian Mbappé apo ministrja e Sportit, Amélie Oudéa-Castéra. 

Real Madridi u prek gjithashtu, përmes një njoftimi për shtyp: “Real Madridit i vjen keq për këto deklarata fatkeqe kundër një prej legjendave më të mëdha të sportit. Është mungesë respekti”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll