Sport

Sergio Agüero do të zbresë sërish në fushë, do të luajë me Barcelonën Guayaquil...

Pavarësisht problemeve të zemrës, argjentinasi Sergio Agüero (34) do të vazhdojë karrierën në Ekuador, te Barcelona Guayaquil, me të cilën do të luajë një miqësore në fund të janarit.

9 Janar 2023, 15:01 Nga DOSJA

Sergio Agüero do të zbresë sërish në fushë, do

EKUADOR - I larguar prej muajsh nga fusha për shkak të një problemi në zemër, i cili madje e bëri të njoftonte lamtumirën në dhjetor 2021, argjntinasi Sergio Agüero do të luajë sërish më 28 janar, në një ndeshje miqësore. 

Ish-sulmuesi i Barçës ka konfirmuar se kishte dritën jeshile mjekësore për të veshur fanelën e Barcelonës Guayaquil (Ekuador). Në moshën 34-vjeçare, ai tani mban një stimulues kardiak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll