Sport

Rama dhe Duka "presion" Sylvinhos: "Kombëtarja nuk është thjesht skuadër futbolli për ne..."

Numri 1 i futbollit shqiptarë dhe nr 1 i shtetit tonë kanë zhvilluar një takim sëbashku me trajnerin një ditë më parë për t'i treguar edhe një herë përgegjësinë e madhe që ka marrë për të drejtuar një ekip që për Shqipërinë do të thotë shumë më shumë se një përfaqësuese sportive

9 Janar 2023, 14:59 Nga DOSJA
Rama dhe Duka "presion" Sylvinhos: "Kombëtarja nuk

TIRANE - Ashtu si përflitej prej kohësh, Kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i përfshirë edhe në përzgjedhjen e trajnerit të ri të Kombëtares. Ndërsa kohë më parë, ai ishte i pranishëm në një drekë me presidentin e FSHF-së Armand Duka dhe ish-lojtarin e Interit dhe Argjentinës, Esteban Kambiaso, edhe në rastin e Sylvinhos ka patur një takim të tillë.

I pyetur për këtë çështje, presidenti i FSHF-së Armand Duka e ka pohuar takimin mes tij dhe Kryeministrit të vendit, së bashku me trajnerin e ri Sylvinho dhe stafin e tij mbrëmjen e djeshme.

Por ndryshe nga sa aludohej, ky takim është kërkuar nga vetë presidenti i FSHF-së për një arsye specifike.

"Po është e vërtetë që jemi takuar me Kryeministrin Edi Rama, së bashku me stafin e ri të Kombëtares. Ishte një takim, të cilin e kërkova vetë, për ta prezantuar dhe për t'i theksuar edhe nga drejtuesi i shtetit shqiptar, vlerën që ka skuadra jonë kombëtare. Kombëtarja e futbollit tonë është më shumë se skuadër futbolli për ne. Dhe këtë gjë e theksoi edhe Kryeministri në takimin që patëm së bashku me stafin e ri," - e mbylli Duka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll