Aktualitet

“Jemi shteti”/ Tentuan të përfitonin mijëra euro nga biznesi, lihen në burg 3 të arrestuarit për mashtrim

3 të rinjtë janë vënë në prangat e Policisë dhe 142 600 euro janë sekuestruar pasi dyshohet se i kishin përfituar përmes mashtrimit.

9 Janar 2023, 13:00 Nga A.B
“Jemi shteti”/ Tentuan të përfitonin mijëra euro nga
Arrestimi

TIRANË- Jasmin e Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, janë lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën 'arrest me burg'.

Tre të rinjtë janë vënë në prangat e Policisë dhe 142 600 euro janë sekuestruar pasi dyshohet se i kishin përfituar përmes mashtrimit. Të rinjtë nga Shkodra, prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro, teksa u kapën në flagrancë pas denoncimit të një biznesmeni, bashkë me 130 mijë euro, ndërkohë që banesat e tyre u gjetën 12600 euro të tjera, të dyshuara që ishin përtësuar përmes mashtrimit.

Përveç Jasmin dhe Rezart Pepajt dhe Sherif Kadroviç, 36 vjeç të tre banues në Shkodër, ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal e ndërsa po verifikohet sa është numri në total i bizneseve që kanë rënë pre e mashtrimit. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi”.

jasmin pepa rezart pepa sherif kadrovic

Sondazh

Poll