9 Janar 2023, 12:50
Nga k.m.
Alda Klosi, Rozeta dhe Havier Dobi
TIRANË- Faktin që vjedhja, që ajo me të birin bënë në banesën e Alda Klosit, Rozeta Dobi e mori vesh në banesën e të vëllait të saj, teksa po pastronte. Më 15 dhjetor, ajo ishte duke pastruar, kur kuptoi se vajza e Alda Klosit, Simona kishte telefonuar dajën e saj për t'i treuguar çfarë i kishte ndodhur. Siç bëhet me dije në dosjen hetimore, në këtë moment, Altin Klosi e ka ballafaquar me pastruesen, e cila i ka premtuar se çelësin nuk ia kishte dhënë askujt.
PJESË NGA DOSJA:
Ështe pyetur shtetësia Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se prej rreth 5 vjetesh ishte pastruese e baneses së shtetases Alda Klosi dhe bënte pastrimin e banesës çdo javë, në ditën e hënë. Me datë 15.12.2022 rreth orës 11.00 ka marrë autobuzin e unazës se madhe dhe ka zbritur tek stacioni tek Ringu dhe në këmbë ka shkuar tek banesa e Altin Klosit ku ka bërë pastrimin e banesës deri në orën 18.00. Gjatë kohës që ka qenë duke pastruar rreth orës 12.00 ka dëgjuar se vajza e tyre ka telefonuar Altinin dhe pasi ka mbaruar telefonatën me vajzen, Altini i ka thene se i kishin vjedhur Aldes shtëpinë. Ajo ka deklaruar se kishte një kopje të celësit të banesës ku jetonte shtetësja Alda Klosi dhe këtë çelës nuk i’a kishte dhënë asnjë personi tjetër.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al
alda klosi rozeta dobi havier dobi
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:44
f.g
Havier Dobi
TIRANE- Havier Dobi ka rrëfyer hap pas hapi mënyrën sesi bashkë me të ëmën, Rozetën ka vjedhur ban...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:35
A.B
Sendet e vjedhura
TIRANË- Rozeta dhe Havier Dobi vodhën shumicën e sendeve të luksit në banesën e ish-zyrtares Alda Klosit. N...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:32
f.g
Rozeta Dobi
TIRANE- Urrejtja është shkaku pse Rozeta Dobi, pastruese vendosi të vidhte banesën e pronares së saj, Alda Klosi. Dosj...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:51
f.g
Fotoja e fshatit
SHKODER- Orjana Gremi bëri atë që familja e saj bëri me të. Kësaj here, historia u përsërit brutal...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:07
a.l
Aldiron Shehu
ELBASAN- Gjykata e Apelit ka rritur dënimin ndaj Aldiron Shehut, i riu që plagosi një efektiv policie në Elbasa...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:09
k.m.
Droga brenda konteinerit
TURQI- 25.8 kilogramë kokainë u sekuestruan në një operacion anti-drogë të kryer nga ekipet e Dogana...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:51
f.g
Pamje nga Gremi
SHKODER- Me xhup të kuq, me kapelen ngritur dhe kokën ulur, Orjana Gremi u mor nga një oficere grua nga ambientet e paraburg...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:46
A.B
Policia ne Gjykate
SHKODËR-Orjana Gremi, 32-vjeçarja e cila hodhi në lumin Kir foshnjen e saj të porsalindur, është njohur ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:44
k.m.
Havier Dobi
TIRANË- Zbardhet letra e Havier Dobit, të riut, i cili së bashku me të ëmën e tij, Rozeta, me të cilën ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:31
f.g
Havier Dobi
TIRANE- Me një xhup siç i shkon përshtat profilit të krijuar në rrjetet sociale, kështu u paraqit sot në g...