9 Janar 2023, 12:51
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore lidhur me super-grabitjen që kanë bërë nënë e bir, Rozeta dhe Haver Dobi. Sipas dosjes hetimore, banesa e Klosit në Rrugën e Kosovarëve u grabit më 15 dhjetor, ndërsa arrestimi i pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj Havier Dobi, me të cilin kishte bashkëpunuar në grabitje u krye vetëm disa ditë pas denoncimit. E para që u përball me grabitjen e ndodhur në banesë ishte vajza e Klosit, e cila ka vënë re se dera e banesës së saj ishte e hapur dhe ka telefonuar menjëherë nënën e saj.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE:
Konkretisht, me datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve", tek pallati "Orion" është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Menjehere pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. I është marrë deklarimi të dëmtuares shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati 'Orion" në Rruga e “Kosovarëve", ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtuar Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006. Me datë 15.12.2022, rreth orës 10.08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek oshee. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj Simona dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme. Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka patur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi. Është pyetur shtetësja Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006, e cila është vajza e shtetases Alda Klosi e cila sqaron se me datë 15.12.2022, rreth ores 7.30 ka dalë nga banesa dhe kam shkuar ne shkollen "Sami Frasheri" ishte nxënëse në vitin e parë. Ka qendruar në shkollë deri në orën 11.30. Më pas është ulur tek Hotel "City" qe ndodhej tek Rruga “E barrikadave” ku ka pire kafe me shoqerine e klases. Rreth ores 13.50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardes ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në kembe ka shkuar tek shtepija në Rrugën "E kosovareve". Ne momentin qe ka qene tek banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur ne shtepi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhines ishte ne rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjitha rrobat ishin te hedhura ne toke. Pas kesaj menjehere ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar per kete situatën.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al
alda klosi rozeta dobi haver hobi vjedhje ne tirane
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:50
k.m.
Alda Klosi, Rozeta dhe Havier Dobi
TIRANË- Faktin që vjedhja, që ajo me të birin bënë në banesën e Alda Klosit, Ro...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:44
f.g
Havier Dobi
TIRANE- Havier Dobi ka rrëfyer hap pas hapi mënyrën sesi bashkë me të ëmën, Rozetën ka vjedhur ban...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:35
A.B
Sendet e vjedhura
TIRANË- Rozeta dhe Havier Dobi vodhën shumicën e sendeve të luksit në banesën e ish-zyrtares Alda Klosit. N...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:32
f.g
Rozeta Dobi
TIRANE- Urrejtja është shkaku pse Rozeta Dobi, pastruese vendosi të vidhte banesën e pronares së saj, Alda Klosi. Dosj...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:51
f.g
Fotoja e fshatit
SHKODER- Orjana Gremi bëri atë që familja e saj bëri me të. Kësaj here, historia u përsërit brutal...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:07
a.l
Aldiron Shehu
ELBASAN- Gjykata e Apelit ka rritur dënimin ndaj Aldiron Shehut, i riu që plagosi një efektiv policie në Elbasa...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:09
k.m.
Droga brenda konteinerit
TURQI- 25.8 kilogramë kokainë u sekuestruan në një operacion anti-drogë të kryer nga ekipet e Dogana...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:51
f.g
Pamje nga Gremi
SHKODER- Me xhup të kuq, me kapelen ngritur dhe kokën ulur, Orjana Gremi u mor nga një oficere grua nga ambientet e paraburg...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:46
A.B
Policia ne Gjykate
SHKODËR-Orjana Gremi, 32-vjeçarja e cila hodhi në lumin Kir foshnjen e saj të porsalindur, është njohur ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:44
k.m.
Havier Dobi
TIRANË- Zbardhet letra e Havier Dobit, të riut, i cili së bashku me të ëmën e tij, Rozeta, me të cilën ...