Aktualitet

HISTORIA/ Orjana Gremi në gjurmët e nënës së saj...32-vjeçarja që la foshnjen në lumin Kir u braktis nga familja që 1 vjeçe

'Dosja' gërmoi rreth jetës së vajzës, ku mësuam se ajo u braktis nga nëna e saj që në moshën 1 vjeçe. E ëma u largua për në Greqi dhe la vajzën tek i vëllai, daja i Orjanës, me të cilin ajo u rrit. Një familje e divorcuar, të dy, si nëna dhe babai i Orjanës nuk janë interesuar për jetën e të bijës.

9 Janar 2023, 11:51 Nga f.g
HISTORIA/ Orjana Gremi në gjurmët e nënës së
Fotoja e fshatit

SHKODER- Orjana Gremi bëri atë që familja e saj bëri me të. Kësaj here, historia u përsërit brutalisht dhe pa kthim pas. 32-vjeçarja që ndodhet pas hekurave me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese pasi hodhi në lum beben e saj 6-ditëshe, kishte pas një histori jo të lehtë familjare.

'Dosja' gërmoi rreth jetës së vajzës, ku mësuam se ajo u braktis nga nëna e saj që në moshën 1 vjeçe. E ëma u largua për në Greqi dhe la vajzën tek i vëllai, daja i Orjanës, me të cilin ajo u rrit. Një familje e divorcuar, të dy, si nëna dhe babai i Orjanës nuk janë interesuar për jetën e të bijës. Pas divorcit, babai jeton në Fier ku ka krijuar edhe një familje të re. Prej 31 vitesh, nëna dhe babai i Orjana Gremit nuk kanë asnjë kontakt me vajzën e tyre.

Ajo jetonte me dajën në një fshat në Shkodër, ndërsa prej 5 vitesh kishte nisur punë edhe në një fasoneri. Por edhe pse duket se jeta e saj po shkonte drejt ekuilibrimit, shtatzania ka ndryshuar rrjedhën e historisë. Pasi mbajti për 9 muaj një fëmijë, pas lindja nuk shkoi siç duhet duke bërë që më 6 janar, ajo ta harronte historinë e saj dhe të lëshonte fillikat në këtë botë, mes të ftohtit dhe rrethanave ekstreme, djalin e saj njëjavësh. 

Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.

Gruaja paralajmëroi mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar ajo ka dalë nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ka ndërmarrë aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë. Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. Orjana Gremi, ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën në fshatin Myselim në Shkodër. Identiteti i babait të foshnjes ende nuk dihet./Dosja.al

orjana gremi 32-vjecarja hedh beben ne lumin kir

Sondazh

Poll