Aktualitet

Nga Ekuadori drejt Turqisë, sekuestrohen 25.8 kg kokainë brenda konteinerit, në pranga dy shqiptarë

Sipas deklaratës me shkrim të Ministrisë, droga u gjet brenda një konteineri që vinte nga Ekuadori në drejtim të Turqisë.

9 Janar 2023, 12:09 Nga k.m.
Nga Ekuadori drejt Turqisë, sekuestrohen 25.8 kg kokainë brenda
Droga brenda konteinerit

TURQI- 25.8 kilogramë kokainë u sekuestruan në një operacion anti-drogë të kryer nga ekipet e Doganave të Ministrisë së Tregtisë në një port në Aliaga. Dy të arrestuarit janë, një shqiptar nga Shqipëria A.S. dhe një shqiptar nga Kosova B.L. Sipas deklaratës me shkrim të Ministrisë, droga u gjet brenda një konteineri që vinte nga Ekuadori në drejtim të Turqisë.

Nga Ekuadori drejt Turqisë, sekuestrohen 25.8 kg kokainë brenda
Droga brenda konteinerit

Kontejneri u dërgua për skanim me rreze x. Si rezultat i skanimit, në disa zona u pikasën dendësi të dyshimta. E menjëherë në veprim u futën edhe qentë anti-drogë që zbuluan se ku ishte e fshehur droga që më pas u zbulua se ishte kokainë.

turqi

Sondazh

Poll