Aktualitet

Përplasi postbllokun e policisë dhe aksidentoi patrullën, Gjykata e Apelit vendos 15 vite burg për Aldiron Shehun

Apeli ka lënë në fuqi akuzën “Tentativë vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit mbetur në tentativë” dhe jo atë të “Kanosjes” dhe ka vendosur dënimin me 15 vite heqje lirie për të riun. 

9 Janar 2023, 12:07 Nga a.l
Përplasi postbllokun e policisë dhe aksidentoi patrullën, Gjykata
Aldiron Shehu

ELBASAN- Gjykata e Apelit ka rritur dënimin ndaj Aldiron Shehut, i riu që plagosi një efektiv policie në Elbasan dhe rrezikoi jetën e katër të tjerëve, gjatë një ndjekje policore ku ai tentoi të largohej. 

Më herët Shehu ishte dënuar me 6 vite burg, por sot Gjykata e Apelit Durrës ka riklasifikuar akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj tij. Apeli ka lënë në fuqi akuzën “Tentativë vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit mbetur në tentativë” dhe jo atë të “Kanosjes” dhe ka vendosur dënimin me 15 vite heqje lirie për të riun. 

Ngjarja ndodhi më 4 shkurt 2019. Policia e Korçës, Pogradecit, Prrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit ishin vënë në ndjekje të të riut Aldiron Shehut. I quajtur ndryshe si 'Schumacher i Gjirokastrës', Shehu pas një ndjekjeje nga forcat policore arriti të kapej në Elbasan, ku 100 metra pasi kishte çarë postbllokun e policisë rrugore dhe kishte goditur një efektiv policie, automjeti që ai drejtonte është përplasur me dy mjete të tjera, dhe për pasojë është përmbysur. Në këtë moment është bërë edhe arrestimi i tij./ Dosja.al

aldiron shehu

Sondazh

Poll