9 Janar 2023, 12:44
Nga f.g
Havier Dobi
TIRANE- Havier Dobi ka rrëfyer hap pas hapi mënyrën sesi bashkë me të ëmën, Rozetën ka vjedhur banesën e zyrtares Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit në Ministrinë e Rindërtimit, gjatë kohës kur drejtohej nga Arben Ahmetaj. Në dëshminë e Dobit, e siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al, thuhet se më 15 dhjetor në mëngjes, ai ka shkuar te Rruga e Kosovarëve, ku ka marrë mamanë. Ajo kishte një çantë shkolle Adidas. Atje ndodheshin të gjitha paratë dhe sendet me vlerë që u grabitën, me të cilat, Havieri deklaron se ka blerë edhe 2 makina Mercedes Benz.
"I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes- benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e ”Kosovarëve” pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në komleksin Orion. Pasi kanë vajtur në Rrugën e ”Kosovarëve” ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë. Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë. Nga aty pak minuta më pas ka dalë mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte. Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka patur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë. Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave. Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parashë me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e ”Kosovarëve” tek banesa ku ajo jetonte si sanitare. Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD.",-thuhet në Dosjen e Prokurorisë.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al
havier dobi rozeta dobi alda klosi
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:35
A.B
Sendet e vjedhura
TIRANË- Rozeta dhe Havier Dobi vodhën shumicën e sendeve të luksit në banesën e ish-zyrtares Alda Klosit. N...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:32
f.g
Rozeta Dobi
TIRANE- Urrejtja është shkaku pse Rozeta Dobi, pastruese vendosi të vidhte banesën e pronares së saj, Alda Klosi. Dosj...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:51
f.g
Fotoja e fshatit
SHKODER- Orjana Gremi bëri atë që familja e saj bëri me të. Kësaj here, historia u përsërit brutal...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:07
a.l
Aldiron Shehu
ELBASAN- Gjykata e Apelit ka rritur dënimin ndaj Aldiron Shehut, i riu që plagosi një efektiv policie në Elbasa...
Aktualitet
9 Janar 2023, 12:09
k.m.
Droga brenda konteinerit
TURQI- 25.8 kilogramë kokainë u sekuestruan në një operacion anti-drogë të kryer nga ekipet e Dogana...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:51
f.g
Pamje nga Gremi
SHKODER- Me xhup të kuq, me kapelen ngritur dhe kokën ulur, Orjana Gremi u mor nga një oficere grua nga ambientet e paraburg...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:46
A.B
Policia ne Gjykate
SHKODËR-Orjana Gremi, 32-vjeçarja e cila hodhi në lumin Kir foshnjen e saj të porsalindur, është njohur ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:44
k.m.
Havier Dobi
TIRANË- Zbardhet letra e Havier Dobit, të riut, i cili së bashku me të ëmën e tij, Rozeta, me të cilën ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:31
f.g
Havier Dobi
TIRANE- Me një xhup siç i shkon përshtat profilit të krijuar në rrjetet sociale, kështu u paraqit sot në g...
Aktualitet
9 Janar 2023, 11:22
A.B
Havier dhe Rozeta Dobi
TIRANË- Rozerta Dobi dhe Havier Dobi, nënë e bir, janë lënë në burg, pasi akuzohen për vjedh...