Bota

Andrew Tate përfundon nga burgu në spital? Artikulli i shpërndarë që po trazon ujërat

Artikulli pretendonte se një nga vëllezërit Tate u dërgua nga paraburgimi në spital. Por, mbetet e paqartë nëse njëri nga vëllezërit është transportuar me të vërtetë në spital, apo ka qenë thjesht një inskenim për të trazuar sërish ujërat.

8 Janar 2023, 21:38 Nga F.M
Andrew Tate përfundon nga burgu në spital? Artikulli i
Andrew Tate

RUMANI- Një artikull i shpërndarë në kanalin zyrtar të Andrew Tate në Twitter ka ngritur dyshimet se një prej vëllezërve të vënë në pranga për pengmarrje e prostitucion, ka përfunduar në spital. The Sun shkruan se bëhet fjalë për një artikull të botuar në një uebsajt rumune lajmesh të quajtur Spy News.

Artikulli pretendonte se një nga vëllezërit Tate u dërgua nga paraburgimi në spital. Por, mbetet e paqartë nëse njëri nga vëllezërit është transportuar me të vërtetë në spital, apo ka qenë thjesht një inskenim për të trazuar sërish ujërat.

Vëllezërit Tate u arrestuan në vilën e tyre në Bukuresht të Rumanisë. Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate dhe i vunë të dy në pranga.

andrew tate tristan tate arrestohet andrew tate

Sondazh

Poll