Bota

Tragjike në Kinë/ Kamioni përplaset me makinat e funeralit, vdesin 19 persona, plagosen 20 të tjerë

Ngjarja ka ndodhur në lindje të Kinës rreth orës 17:00 (me orën lokale) në qarkun Nanchang në provincën Jiangxi. 

8 Janar 2023, 10:05 Nga a.l
Tragjike në Kinë/ Kamioni përplaset me makinat e funeralit,
aksident në Kinë

KINË- Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Kinë, ku një kamion është përplasur me disa makina funerali që ishin rreshtuar njëra pas tjetrës, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur në lindje të Kinës rreth orës 17:00 (me orën lokale) në qarkun Nanchang në provincën Jiangxi. 

Siç raportojnë edhe mediat e huaja, kamioni ishte përplasur papritmas në pjesën e pasme të linjës. Viktimat ishin personat e pranishëm në funeral. Rreth një orë pasi doli lajmi për aksidentin, policia e trafikut të qarkut Nanchang lëshoi ​​këshilla udhëtimi për shoferët duke thënë se zona ishte pushtuar nga mjegulla./ Dosja.al

aksident ne kine

Sondazh

Poll