Simeone-Felix ka përfunduar, por Atletico kërkon çmendurira!
SPANJE - Saga e vazhdueshme që rrethon të ardhmen e Joao Felix duket se po arrin kulmin pasi menaxheri Diego Simeone nuk ka më ndërmend t&eu...
Ai u hodh në ujë për të ndihmuar fëmijët që po mbyteshin, por ndërkohë vetë ka pësuar dëmtime të rënda

SHBA - Një hero i vërtetë lufton për jetën e tij... Sipas raporteve të ndryshme të mediave amerikane, ish-ylli i NFL, Peyton Hillis (36) shpëtoi nga vdekja fëmijët e tij, të cilët po mbyteshin duke notuar. Fëmijët janë mirë, por ai vetë ka pësuar lëndime të rënda. Hillis duhej të shkonte në kujdesin intensiv, por thuhet se është në shërim tani.
Ish-ylli i NFL ishte në Pensacola (Florida) kur ndodhi aksidenti. Ai u dërgua në spital me helikopter dhe ende nuk ka marrë vetëdijen. Hillis aktualisht është në kujdesin intensiv për të kontrolluar mushkëritë dhe veshkat e tij. Megjithatë, xhaxhai i tij, Greg Hillis, e bëri të qartë në Facebook: "Unë thjesht doja t'i bëja të ditur të gjithëve, se Peyton po ecën më mirë. Ai është ende në kujdes intensiv me probleme me veshkat dhe mushkëritë, por mjekët thonë se ai është duke u përmirësuar”.

Hillis luajti në futbollin amerikan në NFL nga 2008 deri në 2015. Ai ishte me Denver Broncos nga 2008-2009, me Cleveland Browns nga 2010-2011, me Kansas City Chiefs në 2012, me Tampa Bay Buccaneers në 2013 dhe me New York Giants deri në 2015.
Ai e përfundoi karrierën e tij herët, sepse pësoi tronditje të shumta duke rrezikuar dëmtime të përhershme. Hillis u martua me Amanda Brown në vitin 2011, me të cilën ka edhe fëmijë. Në vitin 2020, çifti u divorcua.
Ish-ylli i NFL tani është në lidhje me aktoren Angela Cole. Në verën e vitit 2022, ata njoftuan lidhjen e tyre. Ata u takuan gjatë xhirimeve të filmit horror The Hunting, i cili u publikua në vitin 2021.
View this post on Instagram
Që atëherë, të dy kanë postuar vazhdimisht foto apo video të tyre në rrjetet sociale. Shpresojmë se ata do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë përsëri së shpejti - sapo Hillis të shërohet nga shpëtimi i tij heroik.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Saga e vazhdueshme që rrethon të ardhmen e Joao Felix duket se po arrin kulmin pasi menaxheri Diego Simeone nuk ka më ndërmend t&eu...
SHBA - Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappé (24) aktualisht po shijon pushimet në SHBA. Atje ai ndoqi edhe një ndeshje të ligës am...
FRANCE - Në një deklaratë për shtyp të publikuar të shtunën, FFF zyrtarizoi zgjatjen e kontratës së trajneri...
ITALI - Një nga lojtarët e kombëtares që pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit është Etrit Berisha. Gar...
ANGLI - Trajneri i Evertonit Frank Lampard, pas humbjes ndaj Manchester United (3-1) në raundin e 3-të të FA Cup, peas ndeshjes u shpre...
ANGLI - Dueli mes Newcastle dhe Arsenal (0-0) në Premier League, u zhvillua të martën. Megjithatë, ai është ‘njollosur...
SPANJE - La Liga është në shok. Pak para fillimit të ndeshjes mes Valencias dhe Cadiz të premten në mbrëmje (0-1)...
ANGLI - Manchester United iu desh të vuante për të eliminuar, në ndeshjen që hapi fazën e 32-të të FA Cup, një Ever...
ANGLI - Djali i David Beckham, Romeo Beckham, i është bashkuar ekipit rezervë të Brentford, si huazim për pjesën tjet&eu...
SPANJE - Në majë të sulmit të Valencias, uruguajani i njohur Edinson Cavani, nuk mundi të shmangë humbjen e skuadrës së ...