Sport

E mposhtur nga Cadiz, Valencia e Gattusos sheh Europën t’i largohet…

Cavani nuk mundi të bënte diferencën. Valencia humbi (0-1) në shtëpi këtë të premte kundër Cadizit dhe e sheh garën duke u komplikuar për objektivat që ka.

7 Janar 2023, 07:38 Nga DOSJA
E mposhtur nga Cadiz, Valencia e Gattusos sheh Europën t’i

SPANJE - Në majë të sulmit të Valencias, uruguajani i njohur Edinson Cavani, nuk mundi të shmangë humbjen e skuadrës së tij kundër Cadiz të premten (0-1). Skuadra e Gennaro Gattuso u dorëzua pas golit të Ruben Alcaraz (9’) dhe nuk mundi qoftë edhe të barazonte. 

Tashmë e mundur nga Villarreali javën e kaluar, me rikthimin e La Ligas (1-2) pas Kupës së Botës, skuadra e Gennaro Gattuso është përkohësisht gjashtë pikë nga gjashtë vendet e para dhe e sheh të vështirësohet gara për Europën. 

Cadiz, me suksesin e tretë sezonal, del nga zona e rënies vnga La Liga. Më herët edhe Celta Vigo (0-1) i kishte dhënë vetes ajër për mbijetesë, duke fituar në Elche, me një gol të pashmangshëm të Iago Aspas (5’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll