Sport

Tragjedi në stadium! Një tifoz ndërroi jetë në ndeshjen mes Valencias dhe Cadizit...

Fillimi i ndeshjes së La Ligës ndërmjet Valencias dhe Cadizit (0-1) u vonua të premten në mbrëmje, për shkak të ndihmës mjekësore të ofruar për një tifoz në tribunë. Viktima e një ataku kardiak, ai ndërroi jetë gjatë transferimit të tij në spital.

7 Janar 2023, 10:27 Nga DOSJA

Tragjedi në stadium! Një tifoz ndërroi jetë në ndeshjen

SPANJE - La Liga është në shok. Pak para fillimit të ndeshjes mes Valencias dhe Cadiz të premten në mbrëmje (0-1), një tifoz 53-vjeçar i Valencias pësoi një atak kardiak.  Fillimi i takimit u vonua për ta shpëtuar. El Mundo  thotë se shërbimet e urgjencës janë thirrur gjatë nxemjes së dy skuadrave. Sipas Marca, burri vdiq gjatë transferimit të tij në spital.

Pas ndeshjes, të dy klubet e nderuan atë. “Para se të diskutoj ndeshjen, më vjen shumë keq për tifozin që vdiq sot. Të gjithëve na vjen shumë keq”,- tha Gennaro Gattuso, trajneri i Valencias, në një konferencë për shtyp.

Gjithashtu edhe klubi i Valencias, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllimet e tij për ngjarjen e dhimbshme që ndodhi në Mestalla.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll