Sport

Frank Lampard “nuk dëshiron të flasë” për të ardhmen e tij, stoli ka kohë që lëviz...

I pyetur të premten në mbrëmje në një konferencë për shtyp për të ardhmen e tij, pas humbjes së Evertonit ndaj Manchester United (3-1) në FA Cup, Frank Lampard nuk ka dashur të diskutojë këtë temë, duke preferuar të fokusohet në performancën e lojtarëve të tij.

7 Janar 2023, 10:47 Nga DOSJA
Frank Lampard “nuk dëshiron të flasë” për

ANGLI - Trajneri i Evertonit Frank Lampard, pas humbjes ndaj Manchester United (3-1) në raundin e 3-të të FA Cup, peas ndeshjes u shpreh: “Nuk dua të flas për të ardhmen time, nuk është detyra ime. Në vend të kësaj, më duhet të përqendrohem në atë që pashë sonte (e premte). 

Ne ishim shumë të mirë dhe patëm rastet më të mira për mendimin tim, veçanërisht me një gol të anuluar. Marcus Rashford është padyshim faktori që ka bërë diferencën mes dy skuadrave. Kur lojtarët luajnë me mentalitetin e një lojtari të Evertonit, tifozët e dinë këtë. Prioriteti tani është që të përballemi me ndeshjen kundër Southampton në Champions”. 

Të eliminuar nga FA Cup, Everton nuk janë më të mirë edhe në kampionat. E 18-ta në Premier League, ata do të përpiqen të largohen nga zona e rënies më 14 janar, kur do të përballen kundër Southampton (16:00). Gjithsesi pozita e trajnerit Lampard është duke u lëkundur…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll