Sport

Berisha me valixhe në duar, ja ku shkon pas Torinos...

Pasi ka kaluar një sezon shumë të vështirë duke mos marrë asnjë minut tek skuadra "Granata", portieri kuqezi bëhet gati të ndryshojë ambient

7 Janar 2023, 11:08 Nga DOSJA
Berisha me valixhe në duar, ja ku shkon pas Torinos...

ITALI - Një nga lojtarët e kombëtares që pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit është Etrit Berisha. Gardiani i Shqipërisë është në kuotën e zero minutave këtë sezon me Torinon dhe ndjehet i zhgënjyer nga sjellja e stafit teknik dhe klubit “Granata”.

Ndaj, 33-vjeçari është duke studiuar mundësitë që ofron merkato dhe së fundmi një alternativë është paraqitur. Spezia është në “gjurmët” e Berishës duke qenë se aktualisht ish-skuadrës së Rey Manajt i janë dëmtuar dy portierët Zoet dhe Dragowski.

Sipas Tuttosport, zgjedhja më e mirë për drejtuesit e Spezias është Berisha, që ofron eksperiencë të mjaftueshme mes shtyllave për shkak se prej vitesh portieri është pjesë e Serie A duke koleksionuar paraqitje me Atalantën, Lazion, SPAL e së fundmi Torinon.

Sa i takon Spezias, edhe në këtë sezon objektivi i skuadrës është mbijetesa teksa aktualisht skuadra renditet në vendin e 17-të me 14 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll