Sport

Federata Angleze e pakënaqur nga sjellja e lojtarëve të Arsenalit, pret reagimin…

Federata angleze akuzon Arsenalin se nuk ka mundur t'i kontrollojë lojtarët e tij gjatë takimit të Premierligës kundër Newcastle (0-0) të martën. Këta të fundit veçanërisht kanë kundërshtuar vendimet e gjykimit.

7 Janar 2023, 10:38 Nga DOSJA
Federata Angleze e pakënaqur nga sjellja e lojtarëve të

ANGLI - Dueli mes Newcastle dhe Arsenal (0-0) në Premier League, u zhvillua të martën.  Megjithatë, ai është ‘njollosur’ nga disa sjellje të “Topçinjve” ndaj gjyqtarit Andrew Madley.

Në një njoftim për shtyp të publikuar të premten, Federata Angleze akuzoi klubin londinez se "nuk ka mundur të përmbajë reagimet e lojtarëve të tij gjatë 95 minutave të ndeshjes. Arsenali ka afat deri më 10 janar për t’u përgjigjur”, vijon Federata.

Takimi u shoqërua me nëntë kartonë të verdhë (4 për Arsenalin, 5 për Newcastle). Reagimet e “Topçinjve” u intensifikuan sidomos në minutat e fundit të lojës. Lojtarët e Mikel Artetës kërkuan veçanërisht një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll