Sport

Manchester United eliminon Evertonin nga FA Cup, Rashford sërish përcaktues…

“Djajtë e Kuq” fituan 3-1 me “blutë” e Liverpoolit dhe kualifikohen për në turin 1/16-ave të FA Cup

7 Janar 2023, 10:16 Nga DOSJA
Manchester United eliminon Evertonin nga FA Cup, Rashford sërish

ANGLI - Manchester United iu desh të vuante për të eliminuar, në ndeshjen që hapi fazën e 32-të të FA Cup, një Everton në krizë, që erdhi nga shtatë humbje radhazi.

Me besim pas katër fitoreve në katër ndeshje zyrtare pas Botërorit 2022, nëntë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, “Djajtë e Kuq” hapën rezultatin me Antony (4') i servirur shumë mirë nga Marcus Rashford, duke dëshmuar superioritet që në fillim. Megjithatë, pas 14’, David de Gea pati një moment qesharak kur la topin të kalonte mes këmbëve dhe Coady barazon në 1-1.

Mançester Junajtid vazhdoi të rrezikonte portën e Evertonit deri në fund të pjesës së parë dhe u rikthye me të njëjtin qëndrim në pjesën e dytë, duke marrë sërish 2-1, ku sërish Coady (52’) ishte personazh, por kësaj here i një autogoli në portën e tij.

Everton reagoi, me kontributin e ndryshimeve të Frank Lampard dhe madje festoi 2-2, nga Calvert-Lewin (74'), por goli do të anulohej nga VAR, për shkak të pozicionit jashtë loje të Demirai Grey, autor i ndihmës.

Goli i anuluar demoralizoi skuadrën mysafire, e cila nuk do ta shqetësonte më David de Gean, pavarësisht disa rasteve në kohën e shtuar, me vendasit që morën frymë të lehtësuar pas penalltisë së shënuar nga Marcus Rashford (90'+7).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll