Sport

Ashtu si edhe vitin e kaluar, Superkupa e Kosovës do të luhet përsëri në Antalia...

Për këtë trofe, më 21 janar, do të përballen Ballkani me Llapin…

6 Janar 2023, 21:31 Nga DOSJA
Ashtu si edhe vitin e kaluar, Superkupa e Kosovës do të luhet

KOSOVE - Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në mbledhjen e tij të së premtes, ka vendosur që ndeshja e Superkupës së Kosovës do të zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Për këtë trofe, të dytin për nga rëndësia në futbollin kosovar, do të përballet Ballkani, si kampion i Kosovës dhe skuadra e Llapit, si fituese e Kupës së Kosovës. Kjo ndeshje do të luhet më datën 21 janar. Pas sezonit të kaluar, kjo është hera e dytë që Superkupa e Kosovës zhvillohet në Antalia të Turqisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Janar 2023, 17:42

Europa mban zi për Gianluca Viallin…

ITALI - Lamtumira e ish-sulmuesit italian, Gianluca Vialli (58), i cili prej disa vitesh po luftonte me kancerin e pankreasit, është shoqë...