Sport

Jude Bellingham pa pasaportë në aeroport, mami Denise i sjell dokumentin djalit!...

Duhej të gjente një zgjidhje shpejt: superyllit të BVB, Jude Bellingham, i vjen në ndihmë e ëma…

6 Janar 2023, 20:19 Nga DOSJA

Jude Bellingham pa pasaportë në aeroport, mami Denise i sjell

GJERMANI - Dortmundi niset drejt Spanjës! Ekipi i BVB ka marrë fluturimin EW1909 për në Málaga këtë mëngjes. Nga atje, do të vazhdojë me autobus për në resortin e Marbellas. Pas një pushimi prej dy vitesh prej koronës, klubi i Bundesligës po bën sërish një cikël stërvitor dimëror atje.

Siç pritej, Sébastien Haller (28), i cili po punon për rikthimin e tij pas sëmundjes së tij me kancer dhe Nico Schulz (29) janë në bord në mesin e 25 lojtarëve të Dortmundit.

Para nisjes, në hollin e aeroportit ndodhi një episode, i cili më pas mori përmasat e humori. Superylli Jude Bellingham (19), në sallën e aeroportit me celularin në dorë, para se t’i afrohej sportelit kujtohet se kishte harruar në shtëpi pasaportën. Ylli i mesfushës së Dortmundit niset me menaxherin e ekipit Arne Niehörster për të shkuar në shtëpi për të marrë dokumentin e nevojshëm për të udhëtuar.

Jude Bellingham pa pasaportë në aeroport, mami Denise i sjell

Por për fat, ata shpëtojnë nga ky siklet. Jashtë, nëna e tij, Denise, kishte ardhur për t’i sjellë pasaportën të birit. Mama Denise i dorëzon pasaportën e tij Jude Bellingham, të cilit tani i ndriçon frytyra nga buzëqeshja. Bellingham e merr skenën me humor dhe më pas tregon me krenari pasaportën e tij para kamerave. Tani mund të fillojë pjesa e dytë e sezonit!

Jude Bellingham pa pasaportë në aeroport, mami Denise i sjell

Në Marbella, BVB dëshiron të hedhë themelet për vazhdimin e Bundesligës (aktualisht vetëm vendi i 6-të). Trajneri Edin Terzic (40) i ka të gjithë yjet në bord. Edhe lojtarët e dëmtuar së fundmi kanë udhëtuar me skuadeën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Janar 2023, 17:42

Europa mban zi për Gianluca Viallin…

ITALI - Lamtumira e ish-sulmuesit italian, Gianluca Vialli (58), i cili prej disa vitesh po luftonte me kancerin e pankreasit, është shoqë...