Sport

Roberto Martínez, kandidat për të marrë 'komandën' e Portugalisë…

Gazeta angleze ‘The Telegraph’ thotë se trajneri spanjoll mund të pasojë Fernando Santos

6 Janar 2023, 19:11 Nga DOSJA
Roberto Martínez, kandidat për të marrë

PORTUGALI - Roberto Martínez mund të jetë pasardhësi i Fernando Santos në krye të kombëtares së Portugalisë, bën të ditur këtë të premte gazeta britanike ‘The Telegraph’. Trajneri spanjoll, kujtojmë, është i lirë në merkato pasi dha dorëheqjen nga Belgjika, duke mos arritur të shkojë përtej fazës së grupeve të Kupës së Botës 2022, të zhvilluar në Katar.

Publikimi thotë se, për momentin, trajneri 49-vjeçar nuk ka marrë ende ndonjë vendim për të ardhmen e tij, kështu që hapi i tij i ardhshëm në karrierë mund të jetë edhe drejtimi i një klubi. Roberto Martínez ishte trajneri i ekipit kombëtar belg midis 2016 dhe 2022, duke arritur vendin e 3-të në Botërorin 2018, në Rusi. Para kësaj, ai drejtoi Swansea, Wigan dhe Everton. Si lojtar, ai veshi fanelat e Zaragoza, Balaguer, Wigan, Motherwell, Walsall, Swansea dhe Chester City.

Që nga largimi i Fernando Santos, disa ditë pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës ndaj Marokut, në çerekfinale, në këtë pozicion janë përfolur disa trajnerë, ku emri më i fortë është ai José Mourinhos. Megjithatë, “Special One” duhet të qëndrojë te Roma, me të cilën ka kontratë deri në qershor 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Janar 2023, 17:42

Europa mban zi për Gianluca Viallin…

ITALI - Lamtumira e ish-sulmuesit italian, Gianluca Vialli (58), i cili prej disa vitesh po luftonte me kancerin e pankreasit, është shoqë...