Bota

Plagosja e dyfishtë në Shtërpcë/ Autori pjesëtar i FSK-së, Mehaj: Do ta trajtohet sipas ligjeve në fuqi

Mehaj ka thënë se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

6 Janar 2023, 19:18 Nga A.B
Plagosja e dyfishtë në Shtërpcë/ Autori pjesëtar i
Ushtria

KOSOVË- Autori i dyshuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas kësaj ngjarje, ka ardhur dhe reagimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Teksa e ka konfirmuar këtë, Mehaj ka thënë se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

 I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar ai në Facebook. Më tej, ministri ka shprehur keqardhje për rastin.

“Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar Mehaj.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

plagosen dy serbet ne kosove armend mehaj

Sondazh

Poll