Bota

TENSIONE pas plagosjes në Kosovë/ Serbët thirrje kundër Petkoviç dhe Listës Serbe: Turp! Shqiptarët po na mbrojnë

Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin por nuk ia dolën dot.

6 Janar 2023, 19:14 Nga A.B
TENSIONE pas plagosjes në Kosovë/ Serbët thirrje kundër
Njerezit

KOSOVË- Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes ortodokse në Zubina Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur edhe kundër drejtorit të Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty. Sipas medias serbe “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije, një grup serbësh filluan të thërrasin: 'Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.

Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin por nuk ia dolën dot.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zubin Potok INFO (@zubinpotokinfo)

Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviçin: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?”. “Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll