Sport

Premier League/ Manchester City dominon Chelsean, tani 5 pikëve larg Arsenalit... (VD)

Ishte Riyad Mahrez ai që shënoi, duke shfrytëzuar në një krosim të Jack Grealish (63’). Falë golit të tij të gjashtë këtë sezon (i dyti në Premier League), City mundi Chelsean 1-0

5 Janar 2023, 23:26 Nga DOSJA

Premier League/ Manchester City dominon Chelsean, tani 5 pikëve larg

ANGLI - Super ndeshje në ‘Stamford Bridge’. Norvegjezi Halaand nuk mundi të shënonte gol, por Manchester City ia doli të fitonte, duke siguruar një 3-pikësh të artë.

45 minutat e para u mbyllën pa gol, por me mjaft luftë nga të dyja skuadrat për ta fituar ndeshjen. Pas pushimit, Manchester City ishte më kërkues. Fillimisht Ake tronditi traversën e portës së ‘Bluve’ të Londrës.

Më pas, në sajë të një aksioni të dy lojtarëve, që hynë të fushë në minutën e 60-të, City gjen golin e vetëm të fitores. Ishte Riyad Mahrez ai që shënoi, duke shfrytëzuar në një krosim të Jack Grealish (63’).


Falë golit të tij të gjashtë këtë sezon (i dyti në Premier League), City mundi Chelsean 1-0, duke siguruar një fitore tepër të rëndësishme. Tani skuadra e Guardiolës është vetëm 5 pikë prapa liderit Arsenal, pas 17 ndeshjesh të zhvilluara secili. Chelsea ka ‘ngecur’ në vendin e dhjetë.

Premier League/ Manchester City dominon Chelsean, tani 5 pikëve larg

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll