Sport

A e dini sa do të fitojë Cristiano Ronaldo para se të debutojë? Ndiqni përllogaritjet…

Janë 19 ditë deri në ditën e debutimit, që do të thotë se, në dritën e shifrave të publikuara në kontratën e tij astronomike, përllogaritet se CR7 do të përfitojë afërsisht rreth 10.5 milionë euro!

5 Janar 2023, 15:24 Nga DOSJA
A e dini sa do të fitojë Cristiano Ronaldo para se të

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo nuk do të mundë të debutojë për Al Nassrin, kundër Al-Tai-t, për shkak të një dënimi që i është bë dhe që do të duhej ta zbatonte në Angli. Kjo do të thotë se humbet edhe ndeshjen e datës 14, në fushë e Al-Shabab dhe do të duhet të presë datën 21, sërish në shtëpi, kundër Al-Ettifaq, për të luajtur për herë të parë për klubin e ri.

Nëse fillojmë të numërojmë nga dita e prezantimit të Ronaldos (e martë) dhe deri në datën 21 saktësisht, janë 19 ditë, që do të thotë se, në dritën e shifrave të publikuara në kontratën e tij astronomike, përllogaritet se portugezi CR7 do të përfitojë afërsisht rreth 10.5 milionë euro pa luajtur asnjë minut zyrtarisht në fushën e blertë për Al Nassrin!

Kujtojmë se kontrata dyvjeçare e gjysmë deri në vitin 2025 parashikon pagesën e 200 milionë eurove në sezon, mes pagës (llogaritur 70 milionë në vit), të drejtave të imazhit dhe marrëveshjeve tregtare, në më të vlefshmen lidhje me historinë e sportit botëror.

Lojtari do të mbledhë gjithsej 500 milionë euro dhe së fundmi gazeta spanjole ‘Sport’ bëri llogaritjen se sa do të fitojë Ronaldo në sekondë, minutë, orë, ditë, javë dhe muaj:

200 milionë euro në vit

16.67 milionë euro në muaj

3.888 milionë euro në javë

555.555 euro në ditë

23.150 euro në orë

386 euro për minutë

6.5 euro për sekondë

Kujtojmë se dënimi i Ronaldos, i vendosur nga Federata Angleze, lidhet me episodin e diskutueshëm me një fëmijë, tifoz i Evertonit, të cilit portugezi ia hodhi celularin në tokë. Në dritën e rregulloreve të FIFA-s, edhe nëse ndryshoni shtetin, ndëshkimi duhet të përmbushet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll