Sport

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez- Ligji që çifti do të shkelë në Arabinë Saudite

Për shkak se Cristiano dhe Georgina nuk janë martuar ende, ata do të shkelin ligjin duke jetuar së bashku në vend. Në Arabinë Saudite është e paligjshme të jetosh nën të njëjtën çati pa u martuar.

5 Janar 2023, 21:08 Nga k.m.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez- Ligji që çifti do të
Cristiano Ronaldo

ARABIA SAUDITE- Cristiano Ronaldo ka nisur aventurën e tij në futbollin arab "Al-Nassr", ku i është bërë një pritje spektakolare. 37-vjeçari mbërriti në Arabinë Saudite me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre pasi nënshkroi një kontratë me vlerë rreth 200 milionë euro në vit.

Megjithatë, qëndrimi i yllit dhe modeles portugeze mund të shkaktojë disa polemika në vendin e Gadishullit Arabik. Për shkak se Cristiano dhe Georgina nuk janë martuar ende, ata do të shkelin ligjin duke jetuar së bashku në vend. Në Arabinë Saudite është e paligjshme të jetosh nën të njëjtën çati pa u martuar.

"Megjithëse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos ndjekin penalisht askënd. Sigurisht që këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim", tha një avokat.

A do të ketë një dasmë mes Cristianos dhe Georgina?

Ylli portugez i futbollit ka treguar se ka në plan të martohet me modelen, edhe pse nuk ka një datë të caktuar. Ndoshta ligjet në vendin ku do të jetojë për 2 vite e gjysmë./Marca

cristiano ronaldo georgina rodriguez

Sondazh

Poll