Sport

Vështrimi i ngrysur i Georgina Rodriguezit, ndaj gazetares saudite Fatma Fahad në prezantimin e Ronaldos, bëhet viral…

Shtypi ndërkombëtar shprehet se partneres argjentinase të portugezit nuk i ka pëlqyer mënyra sesi ndërveproi Fatma Fahad me CR7

5 Janar 2023, 16:00 Nga DOSJA

Vështrimi i ngrysur i Georgina Rodriguezit, ndaj gazetares saudite Fatma

ARABIA SAUDITE - Prezantimi apoteotik i Cristiano Ronaldos në Al Nassr bëri xhiron e botës, por ka një imazh, që ditët e fundit ka bërë shumë bujë në shtypin rozë. Georgina Rodríguezit nuk i ka pëlqyer mënyra se si Fatma Fahad ndërveproi me yllin portugez, duke i dhënë atij një vështrim të ashpër në një moment, në mes të fushës. 

Fatma Fahad është një gazetare e njohur në vend saudit, e cila drejtoi momentet kryesore të prezantimit. Ajo ishte në konferencën për shtyp dhe në fushë, ku jo vetëm i bëri pyetje yllit portugez, por bëri edhe selfie, duke shkëmbyer shumë buzëqeshje me CR7.

Vështrimi i ngrysur i Georgina Rodriguezit, ndaj gazetares saudite Fatma

Ndërsa Ronaldo bisedonte me Fatma Fahadin, Georgina, e rrethuar nga fëmijët më të mëdhenj të yllit, dukej paksa e shqetësuar. Ky episod vjen pak ditë pasi në shtypin ndërkombëtar u shfaq edhe një lajm se marrëdhënia mes Ronaldos dhe Georgina nuk po kalon një moment të mirë.

Vështrimi i ngrysur i Georgina Rodriguezit, ndaj gazetares saudite Fatma

Por e dashura e yllit portugez nuk ka vonuar t'i përgjigjet thashethemeve, duke shpërndarë një foto nga ditët e para të lidhjes me Ronaldon në historitë e saj në Instagram: “Në moshën 22-vjeçare takova dashurinë e jetës sime”,- ka shkruar Georgina.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll