Sport

VIDEO/ Shtanget Luis Suarez, nga pritja e çmendur që iu bë në stadiumin e Gremios…

Sulmuesi uruguajan Luis Suarez ka nënshkruar një kontratë për 6 muaj dhe me opsion për një vit shtesë me Gremion.

5 Janar 2023, 16:17 Nga DOSJA

VIDEO/ Shtanget Luis Suarez, nga pritja e çmendur që iu bë

BRAZIL - Sulmuesi uruguajan Luis Suarez u prezantua brenda natës nga e mërkura në të enjte me tifozët e klubit të tij të ri, Gremio në Brazil, në një atmosferë çmendurie.

Ai mbërriti në Brazil dhe u prit si mbret. Pas një sfide të suksesshme prej disa muajsh në Uruguaji në klubin e tij stërvitor Nacional Montevideo, Luis Suarez iu bashkua Gremios së Porto Alegres, ku u prit ashtu siç duhej nga fansat.

‘Arena do Gremio’, stadiumi me kapacitet afro 55.000 njerëz, ishte me të vërtetë plot e përplot kur priti ‘El Pistoleron’. Ish-sulmuesi i FC Barcelonës (35), i cili luajti në Kupën e Botës “Katar 2022” me Uruguajin, u duk i befasuar nga një pritje e tillë.

Në këtë ceremoni u bë edhe një homazh për Pelé me një portret të "Mbretit", arkivoli i të cilit u vendos në "varrezat vertikale" të Santosit të martën. Raportohet se Luis Suarez ka nënshkruar për gjashtë muaj me klubin brazilian, me një vit shtesë opsional.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll